Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seferi shënon golin e parë në Ukrainë me asistimin e Tolit

Futbollisti i Shqipërisë, Taulant Seferi, e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Ukrainës, me asistimin e Ardit Tolit. Edhe për Tolin ishte asistimi i parë sezonal.

Seferi e shënoi golin e fitores për skuadrën e Vorskla Potlavas.

Vorskla mposhti të shtunën në shtëpi Chornomorets Odessan, 2:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues së Ukrainës.

Seferi realizoi në minutën e 88-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e dytë të shtesës. Toli hyri në lojë në minutën e 72-të. Te mysafirët në bankën rezervë ishte Realdo Fili.

Vorskla pas gjashtë ndeshjeve të luajtura ka shtatë pikë.