Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seferi shënon tjetër gol në Ukrainë

Taulant Seferi ka shënuar gol të bukur në elitën e futbollit të Ukrainës.

Të shtunën gjatë ditës, Seferi shënoi njërin prej dy golave të fitores së Vroskla Poltavas që mposhti skuadrën Minaj.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 10-të të elitës së futbollit ukrainas.

Seferi në minutën e 19-të me gjuajtje të fuqishme mposhti portierin kundërshtar, për golin e dytë të kampionatit.

Ai e kompletoi ndeshjen ndërsa Ardit Toli u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.

Vorskla ka 11 pikë në 10 ndeshje të luajtura.

 

Artikuj të ngjashëm