Nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020, në Shkup.
Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, drejtuesit e federatës maqedonase, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me UEFA-në, rreth organizimit të kësaj ndeshjeje, transmeton KTV.
Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.
Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”. Portali maqedonas Sport, shkruan se do të ketë regjim special për shitjen e biletave, që do t’u takojnë nikoqirëve.
Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.
Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, në luftën për një biletë në Evropian.