Federico Fazio, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Santon kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus te skuadra e Romës.
Fazio dhe Pellegrini ishin pjesë e ekipit në ndeshjen ndaj Genoas të luajtur vikendin e shkuar, e vlefshme për kampionatin italian. Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori italian, Pellegrini, përmes rrjeteve sociale se kishte simptoma dhe ka rezultuar pozitiv.
Kapiteni i Romës, Edin Xheko, doli pozitiv në testimet e kryera në javën e kaluar.
Artikuj të ngjashëm