Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre gjigantë evropianë kërkojnë Asension

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio mund të largohet nga Santiago Bernabeu në këtë afat kalimtar.

El Gol Digital raporton se për sulmuesin spanjoll kanë shprehur interesim Manchester Unitedi, Chelsea, e Paris Saint-Germaini, transmeton Koha.net.

Dëshira e Asensios është që të qëndrojë me klubin mbretëror, megjithatë do të qëndrojë vetëm nëse do të ketë më tepër minuta në fushën e gjelbër.