Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre baxhanakët e Përfaqësueses së Kosovës

Enis Fetahu, Besart Berisha e Samir Ujkani kanë zhvilluar karrierë në shtete të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Fetahu karrierën më të gjatë në futboll e ka zhvilluar në Kosovë, kurse Berisha e Ujkani në disa shtete të ndryshme evropiane. Por të tre kanë tri të përbashkëta - kanë lindur në Kosovë, i kanë gratë nga e njëjta familje dhe kanë djersitur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

I pari prej baxhanakëve që ka bartur fanellën e Kosovës ka qenë Enis Fetahu. Është edhe më i madhi. Por, Fetahu, ndryshe nga Berisha e Ujkani, për Kosovën ka luajtur në kohën e izolimit, kurse Berisha e Ujkani në garat kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018".

I dyti që nisi të djersijë fanellën e Kosovës është "baxha" i vogël, Samir Ujkani, që bart edhe shiritin e kapitenit te Kosova, kurse "baxha" i mesëm, Besart Berisha, ndeshjen e parë me përfaqësuesen e luajti kundër Islandës, më 24 maj.

Para kësaj ndeshjeje, të cilën Kosova e humbi 2:1, në përgatitje, futbollistët e Përfaqësueses as Berishën e as Ujkanin nuk i thërrisnin në emër, por "baxho". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Edhe Tre baballarët e Kosovës – Zhegrova, Hoxha e Rexhbeçaj Futboll 3 muaj më parë Tre baballarët e Kosovës – Zhegrova, Hoxha e Rexhbeçaj

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.