Policia ka mbyllur pjesën e qendrës së Brukselit dhe përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat pas dhunës së shfaqur pas fitores së Marokut 2:0 ndaj Belgjikës në kupën e botës. Dhjetëra persona të pakënaqur me disfatën e Belgjikës hapën zjarrë dhe dëmtuan makina me tulla. Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere njoftoi se një person ka pësuar lëndime në fytyrë.
Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close u bëri thirrje tifozëve të futbollit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë çmos për të mbajtur rendin në rrugë. Edhe trafiku i metros dhe tramvaji është dashur të ndërpritet me urdhër të policisë.
Fitorja e Maroku ishte një tronditje e madhe në Kupën e Botës. Festë me entuziazëm të madh pati nga tifozë me rrënjë marokene në shumë qytete belge. Nuk është bërë e ditur se sa persona u arrestuan gjatë trazirave.
— namous (@namous280) November 27, 2022