Sulmuesi anësor i Wolverhamptonit, Adama Trarore, do t’i mungojë Spanjës në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë dhe Ukrainës, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar Federata e Futbollit të Spanjës.
Gjithë anëtarët e skuadrës së Spanjës të grumbulluar nga Luis Enrique për dy ndeshjet e radhës janë testuar me të ardhur në kampin Las Rozas, shkruan agjencia Reuters.
Trarore është paraparë t’i nënshtrohet një testi tjetër për të siguruar se rezultati nuk ishte i gabuar. Në rast se konfirmohet se rezultati ishte i gabuar ai mund t’i kthehet përfaqësueses. Trarore është anëtari i dytë në skuadrën e Spanjës që ka rezultuar me koronavirus. Më herët ka rezultuar pozitiv edhe Mikel Oyarzabal dhe është tërhequr nga skuadra.
Spanja do të përballet të enjten me Gjermaninë dhe të dielën me Ukrainën.