Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Sarabia dhe Laporte në dyshim për duelin ndaj Italisë

Përfaqësuesja e Spanjës po përballet me lëndime të lojtarëve para ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë.

Mediat spanjolle të hënën kanë raportuar se sulmuesi Pablo Sarabia pritet të mungojë derisa në dyshim të madh mbetet edhe paraqitja e mbrojtësit Aymeric Laporte.

Sarabia u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe duket se ka pësuar një lëndim serioz.

Sulmuesi 29-vjeçar në pesë takimet me Spanjën deri më tani ka realizuar dy gola dhe dy asistime.

Në anën tjetër, Laporte ka stërvitur ndaras me skuadrën. Mbrojtësi ka pësuar tendosje të muskujve dhe mbetet në dyshim paraqitja e tij në gjysmëfinalen e së martës mbrëma.