Pablo Sarabia mund të mungojë në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ndaj Italisë.
Sulmuesi spanjoll u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës duke u detyruar ta lëshoj fushën në minutën e 46-të. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Sarabia, ka pasur një ndrydhje në muskulin e këmbës së majtë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se lojtari do të bëjë edhe një ekzaminim para se të vendoset se a do të udhëtoj me ekipin në Londër.
29-vjeçari ka luajtur në pesë ndeshje në “Euro 2020” duke shënuar dy gola