Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi i ëndrrave i kthyer në makth

Hatem Ben Arfa është në një pozitë shumë të njohur tashmë për të te Paris Saint-Germaini. Ai gjendet në bankinë me trajnerin e tij, dhe për këtë përfaqësuesit e tij kanë sulmuar nëpër media pronarët e klubit.

Kjo nuk e ka ndihmuar atë, përkundrazi, ai është dërguar të stërvitet me rezervat e skuadrës. Shpesh është izoluar nga klubi i tij.

Një mesfushor me një talent të rrallë që mund të driblojë mbrojtësit me lehtësi, Ben Arfa nuk është paraqitur fare në skuadrën e parë të PSG-së gjithë stinorin dhe më 5 prill do të jetë saktësisht një vit që kur së fundi është futur në fushë nga trajneri Unai Emery.

Por sigurisht se nuk është asgjë e re për Ben Arfan kjo, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Ai pati konflikte gati në çdo klub ku luajti, veçanërisht te Newcastle United, ku përjetoi një fat të njëjtë.

Por kësaj radhe po i dhemb pak më tepër. Paris Saint-Germain është klubi i tij, klubi të cilin e ka përkrahur si fëmijë. Ajo që ishte paraparë të jetë një kalim i ëndrrave doli të jetë një makth për Ben Arfan.

Kur skuadra e tij e dashur PSG-ja shfaqi interesim për të në vitin 2016, vetëm një vit pasi që e ringjalli karrierën e tij te Nice nën drejtimin e Claude Puelit, dukej gati perfekte. Por, nuk dolën gjërat siç kishte planifikuar.

Ai është dërguar te skuadra rezervë e Parisit, një ndëshkim i njohur për të, pasi te Newcastle kishte përjetuar fatin e njëjtë. Dhe pikërisht te skuadra e dytë do të përfundojë edhe aventurën e tij te Parisi.

Ai sipas një liste të vitit 2017 ishte sportisti i 21-të më i paguar në Francë, me pagë vjetore prej 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro). Ai po fitonte më tepër se Anthony Martiali i Manchester Unitedit dhe Olivier Giroudi i Chelseat. Nuk është një kontratë që do të donte të shkëpuste... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm