Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi do të largohet nga PSG-ja

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi ka gjasa të mëdha të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës, raporton “RMC Sport”.

Marokeni nuk është aspak i kënaqur në klub për shkak të sjelljeve të lojtarëve nga Amerika e Jugut, me të cilët nuk ka raporte dhe as nuk flet.

Hakimi është mik i mirë me Kylian Mbappen dhe largimi i sulmuesit në verë, do të ndikojë automatikisht edhe te marokeni, i cili thuhet se ka njoftuar krerët e klubit se nuk do të qëndrojë përtej këtij edicioni.

Hakimi 23-vjeçar iu bashkua PSG-së verën e shkuar nga Interi për 66 milionë euro dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka tri gola e katër asistime në 32 ndeshje të luajtura.