Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Nagelsmann distancohet nga Bayerni

Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, ka tentuar të distancohet nga puna te Bayern Munichu, duke insistuar se nuk dëshiron të lidhet me pozitën e trajnerit te kampioni gjerman.

30-vjeçari vazhdimisht është cilësuar si favorit për zëvendësimin e Carlo Ancelottit, i cili u shkarkua të enjten.

Nagelsmann është synim i Bayernit shkaku i suksesit që ka treguar gjatë dy vjetëve në krye të Hoffenheimit.

“Mos më përfshini në këto spekulime”, ka thënë Nagelsmann për Sport1. “Departamenti im i medias ka mbajtur çdo gjë larg meje”, ka shtuar ai.

Nagelsmann ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm