Zlatko Daliq, trajneri i Kroacisë, pas hedhjes së shortit për Botërorin 2018, ka thënë se nuk kanë asgjë për të llogaritur, pasi grupi në të cilën janë është i arritshëm, por do të jetë e vështirë.
Kroacia është në Grupin D së bashku me Argjentinën, Nigerinë dhe Islandën, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFavorit për të kaluar grupin ai e sheh Argjentinën, përderisa ka theksuar se skuadra e tij do të tregojë forcat e saj në këtë Botëror.
“Nigeria ishte e para në grup dhe e kualifikuar pa një humbje të vetme. Është një ekip i vështirë për t’u menaxhuar, por unë ende shpresoj për një rezultat të mirë. Argjentinasit janë favoritë dhe nuk kemi asgjë për të humbur, mendoj se do të tregojmë forcën tonë. Ne e njohim mirë Islandën, luajtëm në të njëjtin grup dhe i mundem në Zagreb”, ka theksuar ai.