Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Yllit dëshpëruar me humbjen

Trajneri i Golden Eagel Yllit, Adis Beqiragiq, është shprehur i dëshpëruar me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim. Ai tha se mbrojtja jo e mirë në këtë ndeshje bëri që të humbet takimi.

Jam i dëshpëruar me paraqitjen e lojtarëve përkundër se kemi luajtur mirë. Kemi luajtur mbrojtje të dobët dhe kjo na ka kushtuar në fund. Duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për ndeshjen e fundit që do ta luajmë në Rahovec.

Lojtarët janë të lodhur por besoj se mund të arrijmë fitore”, deklaroi Bqiragiq.