Klubi basketbollistik, Trepça, ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri, pas humbjes së titullit. Pritet ta emërojë në krye të skuadrës ish-trajnerin e KB Yllit, Adis Beqiragiq.
KOHA ka mësuar se Trepça ka arritur dakordim me Beqiragiqin dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet për sezonin e ri.
Beqiragiq fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës me Yllin. Këtë sezon, me skuadrën suharekase u eliminua në gjysmëfinale nga Peja. Udhëhoqi Yllin që nga sezoni 2020/21.
Beqiragiqi e ka drejtuar edhe Pejën. Gjatë sezonit që u ndërpre nga pandemia, trajneri boshnjak e fitoi Kupën e Kosovës me skuadrën pejane.
Ai është edhe trajner i Përfaqësueses së Bosnjës.
Trepça nuk arriti të shpallet kampione as këtë sezon. U mposht nga Peja të enjten mbrëma në “Minatori” në ndeshjen e pestë vendimtare.
-
Beqiragiqi synon titullin e tretë në Kosovë, tani me Trepçën
-
Beqiragiq në krye të Trepçës prej edicionit të ri
-
Beqiragiqi vazhdon edhe për një stinor me Trepçën
-
Beqiragiqi jep dorëheqje nga posti i selektorit te Bosnjë-Hercegovina
-
Beqiragiqi tregon si i fituan katër trofetë, qëndron edhe një vit te Trepça