Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beçiragiqi vlerëson lart Trepçën

Trajneri i skuadrës së Golden Eagle Yllit, Adis Beçiragiq, është shprehur i dëshpëruar pas disfatës që e pësoi nga Trepça të dielën në Suharekë.

Trepça e ngushtoi serinë finale në 2:1, pasi fitoi me shifrat 58:55. Tani dueli i radhës do të luhet në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”.

“Mendoj se lojtarët që unë i drejtoj e menduan ndeshjen të përfunduar. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë, por që në fund ne humbëm. Tani do të luajmë në udhëtim dhe do të mundohemi të përmirësohemi në lojën tonë. Trepça është një skuadër shumë e mirë dhe e uroj për fitoren. Gjasat vazhdojnë të mbesin 50-50 për të dyja ekipet”, është shprehur Beçiragiqi pas ndeshjes.