Trajneri i boksierit amerikan Deontay Wilder ia ka lënë fajin kostumit të rëndë që kishte veshur boksieri gjatë hyrjes në ring, për humbjen e pësuar nga Tyson Fury.
Wilder ka pësuar nga Fury me nokaut teknik në raundin e shtatë, duke humbur kështu titullin e botës në versionin WBC në peshën e rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këmbët e tij nuk më u dukën mirë. Nuk dukeshin si normalisht. E di se ai erdhi deri në ring me një kostum shumë të rëndë. Nuk e di nëse kjo pati ndonjë ndikim në këmbët e tij. Nuk i di ende të gjitha pyetjet, por pasi të shoh edhe një herë meçin, do të di më tepër”, ka thënë trajneri Jay Deas për “Boxing Social”, transmeton “Koha.net”.
Kostumi i Wilderit për hyrje në ring kishte kushtuar rreth 37 mijë euro.