Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Suedisë ia mbyll derën Ibrës për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviq nuk bënë pjesë në planet e tija për Kupën e Botës.

Ai tha se nuk ka vend në kombëtare për futbollistin e LA Galaxy, ndonëse Ibrahimoviq ka shprehur dëshirën të luajë në Botëror, transmeton KosovaPress.

“Ibra u largua nga nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë respektoj”, tha Andersson për gazetën Kicker.

“Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më thirri, por nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”, deklaroi ai.