Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Andersson nuk i garanton Ibrës vendin e titullarit

Selektori i Suedisë, Janne Andersson i ka dëshiruar mirëseardhje Zlatan Ibrahimoviqit në përfaqësuese. Por ai ka insistuar se Ibra nuk e ka të garantuar vendin në ekipin startues të Suedisë.

“Ai natyrisht do të jetë një prej dy sulmuesve dhe do të shohim si do ta shfrytëzojmë. Do të varet natyrisht nga ajo se si luajnë lojtarët tjerë përreth tij dhe nëse do ta zgjedh në ekipin që do të startojë. Kështu që do të shohim. Natyrisht Zlatani është shumë lojtar i mirë dhe jam i lumtur që e kam në ekip. Por saktësisht se si do të luajmë dhe si do ta shfrytëzoj atë, do të shohim në të ardhmen”, ka thënë Andersson në konferencë për shtyp të hënën.

Ai e ka mbajtur konferencën përkrah Ibrës.