Trajneri i Stoke Cityt, Gary Rowett, ka thënë se Xherdan Shaqiri, është i lirë për t’u larguar këtë verë nga klubi, por vetëm nëse Stoke merr ofertën e përshtatshme.
Shaqiri javën e shkuar konfirmoi se dëshiron të largohet nga Stoke pas rënies nga Premier Liga, duke zgjuar interesimin e Liverpoolit, Tottenhamit e Southamptonit.
Reprezentuesi i Zvicrës raportohet se ka klauzolë prej 12 milionë funtesh për largim, por Rowett thotë se Stoke s’do ta shesë aq lirë 26-vjeçarin.
“Asnjë lojtar nuk do të largohet nga klubi derisa klubi merr ofertën e mirë dhe të duhur për ta”, ka thënë Rowett.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme, por në anën tejtër, nëse lojtari dëshiron të largohet, unë mund të punoj vetëm me lojtarët që duan të rrinë në klub. Dua të kem lojtarë të vendosur dhe nëse lojtarët duan të largohen unë do të jap më të mirën për të gjetur opsionin më të mirë që ta përmbush këtë”, ka shtuar ai.
Shaqiri iu bashkua Stoket më 2015 dhe që nga ajo kohë ka pasur gati 100 paraqitje për klubin.