Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Milanit rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka konfirmuar lideri i Serie A përmes një deklarate.

Milani ka bërë të ditur se 55 vjeçari nuk ka shfaqur simptoma, është i karantinuar në shtëpi dhe stërvitja e së shtunës është anuluar, transmeton KOHA.

“Të gjitha testimet e tjera të skuadrës dhe të stafit kanë rezultuar negative”, thuhet në deklaratë. “Stërvitja në prag të ndeshjes ndaj Napolit do të mbahet të hënën, dhe do të ketë kontrollime sipas protokollit të federatës”.

Një numër i futbollistëve të Milanit aktualisht janë me kombëtaret e tyre respektive.