Skuadra e Leicesterit është eliminuar nga Liga e Evropës dhe aventurën evropiane tani do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, por trajneri Brendan Rodgers ka pranuar se nuk e ka idenë se për çfarë gare bëhet fjalë.
Leicesteri të enjten mbrëma u mposht 3:2 në udhëtim nga Napoli dhe përfundoi në pozitën e tretë të Grupit C në Ligën e Evropës. Të hënën, ekipi anglez do ta mësojë kundërshtarin në Ligën e Konferencës, por Rodgers nuk ka njohuri për këtë ligë të promovuar këtë edicion, e që është niveli i tretë i garave të Evropës.
“Më duhet të them të drejtën, dhe unë nuk e kam idenë se çfarë garë është kjo Liga e Konferencës. Kjo është e vërteta në lidhje më këtë ligë. Unë kam qenë i fokusuar në Ligën e Evropës dhe doja ta fitojmë grupin. Por, tani pasi jemi eliminuar dhe do të luajmë në Ligën e Konferencës, do ta zbulojë së shpejti se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Rodgers.