Ylli Cristiano Ronaldo thuhet se është pranë transferimit te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe pritet të zyrtarizohet në fillim të muajit të ardhshëm, pasi tashmë ka caktuar datën e kontrollimeve mjekësore.
Mirëpo, trajneri i ekipit nuk ka dashur të flasë për Ronaldon në konferencën për shtyp pas barazimit 2:2 me Al-Hilalin.
Trajner i Al-Nassrit, është francezi Rudy Garcia. Në konferencën për shtyp, Garcia është pyetur edhe për Ronaldon, por ai ka shmangur një gjë të tillë.
“Kam dashur ta sjell edhe Messin nga Doha”, tha Garcia duke shkaktuar të qeshura të mëdha.Ronaldo, aktualisht është lojtar i lirë dhe thuhet se në parim ka arritur marrëveshje me ekipin saudit për ta vazhduar karrierën.
Ai do të ketë pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.
-
Ronaldo i gatshëm ta tërheqë vëmendjen e botës edhe në Arabinë Saudite
-
Ronaldo muajin tjetër do të prezantohet tek Al-Nassr
-
Ronaldo pranon ofertën e ekipit arab, paga e tij vjetore do të jetë mbi 200 milionë euro
-
Merr fund bojkoti i Cristiano Ronaldos
-
Ronaldo shqyrton mundësinë e largimit nga Al Nassr