Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Dinamos i kënaqur me shortin

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq është ndarë i kënaqur me shortin e Ligës së Konferencës. Ai ka thënë se është grup i kalueshëm, por këtë ekipi i tij duhet ta dëshmojë në fushë.

Dinamo është në Grupin C së bashku me Ballkanin, Plzenin e Astanan.

“Sigurisht që ka kundërshtarë më kërkues, kemi nxjerrë një grup të mirë, mund të kalojmë, në çdo ndeshje do të duhet ta tregojmë në fushë. Mund të jemi të kënaqur, shpresoj të jemi shëndoshë, të mos kemi probleme me listën e lojtarëve, të mbledhim forcat për të luajtur çdo katër ditë që si objektiv i parë të kalojmë grupin”, është shprehur Jakiroviq.