Trajneri Eddie Howe do të jetë në krye të Newcastle Unitedit edhe për një periudhë të gjatë. Klubi nga Premier League ka njoftuar të premten se Howe ka firmosur kontratë afatgjate pas punës së mirë që e tregoi sezonin e shkuar duke e shpëtuar ekipin nga rënia.
Howe mori drejtimin e Neëcatslet në nëntor të vitit të shkuar dhe arriti ta mbyll sezonin në pozitën e 11-të në Premier League. Ai po ashtu, u shpall edhe trajneri i muajit shkurt në Angli.
“Është ndjenjë fantastike që ta lidhi të ardhmen time me këtë klub të jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar që do të jem ende trajner i këtij ekipi”, ka thënë Howe.