Eddie Howe është trajner i ri i Newcastle Unitedit. Hoëe është zyrtarizuar të hënën nga skuadra angleze, e cila këtë edicion po lufton për mbijetesë në Premier League. Howe në postin e trajnerit te Newcastle, ekip që tashmë ka pronarë nga Arabia Saudite, e ka zëvendësuar Steve Brucen e shkarkuar para disa javësh. Ai me Newcastlen ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë. Howe ka thënë se ndihet i nderuar që do të jetë në krye të Newcastle Unitedit.
“Është një nder i madh për mua që jam trajner i një ekipi më histori të madhe si Newcastle. Për mua është një mundësi e mirë për të dëshmuar veten si trajner dhe me padurim pres ta fillojë punën”, ka thënë Howe, që ka falënderuar pronarët e klubit për mundësinë e dhënë.