Graham Potter, që po has në shumë vështirësi me Chelsean këtë edicion, do të udhëheq skuadrën në ndeshjen në udhëtim te Tottenhami të dielën.
Ndeshja mes Tottenhamit e Chelseat nis në orën 14:30 dhe e mbyll xhiron e 25-të të Premier Leagues.
Chelsea synon ta vazhdojë serinë pa humbje ndaj Spursit teksa kërkon fitoren e katërt të njëpasnjëshme si mysafir në ligë te kjo skuadër.
Tottenhami i Antonio Contes është i katërti në tabelë me 11 pikë më shumë se Chelsea, që i ka fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Pavarësisht se kanë bërë shumë transferime në janar, “blutë” kanë realizuar vetëm një gol në pesë ballafaqimet e fundit.
Edhe
Arsenali e City i kthehen garës për titull
Në ndeshjet e ndërsjella, Tottenhami ka fituar vetëm shtatë nga 61 ndeshjet e Premier Leagues kundër Chelseat, ndërsa nuk di për fitore në tetë duelet e fundit në elitën e futbollit anglez.
Kjo do të jetë ndeshja e 150-të mes tyre në ligë.
Tottenhami ka fituar 47 ndeshje, ndërsa Chelsea 64. 38 herë skuadrat janë ndarë baras.
Manchester City do të luajë në udhëtim te Bournemouthi, të shtunën nga ora 18:30.
Arsenali është lider në Premier League me 54 pikë e me një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester City që ka 52 pikë.
Arsenali do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Leicester City.
Edhe
Arsenal – Chelsea, derbi i xhiros në Premier League
Manchester Unitedi në këtë fundjavë nuk do të luajë në Premier League.
Të dielën nga ora 17:30 në “Wembley Stadium”, e zhvillon finalen e Kupës EFL me Newcastlen.