Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trabzonspori transferon Gervinhon dhe Bruno Peresin

Presidenti i Trabzonsporit, Ahmet Agaoglu, ka thënë se klubi i tij ka nënshkruar me Gervinhon dhe Bruno Peresin.

Gervinho, 33 vjeç, ka luajtur në Francë, Angli, Kinë dhe Itali, por Turqia do të jetë diçka e re për të.

"Bruno Peres dhe Gervinho janë biznes i mbyllur. Ata do të mbërrijnë për nënshkrim brenda 8-10 ditësh, në varësi të situatës dhe mundësive të udhëtimit", u shpreh Agaoglu.

Gervinho është pjesë e Parmas, e cila nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Serie B, ndërsa Peres është aktualisht te Roma.