Ekipi i Superligës së Turqisë, Trabzonspori ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Mërgim Berisha, i cili është pjesë i Red Bull Salzburgut.
Mediumet turke kanë raportuar të enjten se Trabzonspori ka kontaktuar ekipin austriak në lidhje me transferimin e Berishës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Berisha te Trabzonspori po shihet si përforcim i duhur dhe po shihet si zëvendësim i duhur për sulmuesin Benik Afobe që gjatë këtij muaji do të largohet nga ekipi.
Berisha 22-vjeçar, ka shpërthyer këtë edicion te Salzburgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë katër asistime në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për ekipin austriak.
Artikuj të ngjashëm