Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trabzonspori me ofertë për Alioskin

Ezgjan Alioski do të largohet nga Leeds Unitedi gjatë kësaj vere.

Futbollisti shqiptar është futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me ekipin anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitjet e mira me Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian kanë bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për të.

Së fundmi, në garë për Alioskin ka hyrë edhe skuadra e njohur turke, Trabzonspor. Krerët e klubit turk thuhet se ia kanë dërguar ofertën lojtarit dhe janë në pritje të përgjigjes së tij.

Deri më tani Trabzonspori ka transferuar lojtarë të njohur si Bruno Perez, Gervinho e Marek Hamshik.

Për Alioskin interesim ka pasur edhe nga skuadra të tjera evropiane.