Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski është në “radarin” e Trabzonsporit

Pasi e fitoi titullin e kampionit në Turqi, Trabzonspori ka nisur të mendojë menjëherë për afatin kalimtar të verës.

Dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, është futbollisti i pëlqyer nga skuadra turke, ka shkruar “ekipa.mk” të shtunën.

Trabzonspori kishte shprehur interesim për Alioskin edhe kur ai u largua nga Leeds Unitedi anglez, por më pas, futbollisti i krahut të majtë vendosi ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Në elitën e futbollit arab, Alioski me skuadrën e Al-Ahlit ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuuar me tetë asistime.

Kontrata e Alioskit me Al-Ahlyn skadon në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm