Ezgjan Alioski sezonin e ardhshëm mund të luajë në Superligën e Turqisë. “Fanatik” të premten ka njoftuar se kampioni i Turqisë, Trabzonspori ka shprehur interesim për Alioskin, të cilin pritet ta transferojë gjatë kësaj vere.
Te Trabzonspori po e shohin Alioskin si përforcim të duhur për krahun e majtë, pasi 30-vjeçari mund të luajë si mbrojtës dhe sulmues krahu.
Sezonin e fundit, Alioski ka luajtur në Arabinë Saudite tek Al-Ahli, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Në 28 paraqitje në të gjitha garat për Al-Ahlin, Alioski ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asistime.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Leeds Unitedi, Lugano e Schaffhauseni. Alioski është edhe reprezentues i rregullt i Maqedonisë së Veriut dhe deri më tani ka 56 paraqitje dhe 12 gola të shënuar.