Skuadra elitare e Turqisë, Trabzonspori është forcuar për sezonin e ardhshëm me dy futbollistë, sulmuesin Gervinho dhe mbrojtësin Bruno Peres. Trabzonspori të mërkurën ka bërë prezantimin zyrtar të futbollistëve, të cilët iu bashkuan nga Serie A.
Gervinho 33-vjeçar te Trazonspori u transferua nga skuadra e Parmas, pjesë e se cilës ishte prej vitit 2018. Në sezonin e fundit, Gervinho realizoi pesë gola në 27 ndeshje të kampionatit italian kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Roma, Arsenali e Lille. Ndërkohë, Peres 31-vjeçar në sezonin e fundit ishte pjesë e Romës, ekip për të cilën shënoi dy gola e bëri katër asistime në 44 paraqitje në të gjitha gara.
Artikuj të ngjashëm