Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk do të largohet nga Parma gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.
Mësohet se drejtuesit e Parmas nuk po duan ta shesin Gervinhon, i cili do të mbetet në klub të paktën deri në fund të këtij sezoni. Gervinho 33-vjeçar, ka kontratë me Parman deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka shënuar katër gola në 12 ndeshje në Serie A.
Ai iu bashkua Parmas në vitin 2018 dhe gjatë gjatë kësaj periudhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar në ekip.