Skuadra turke Trabzonspor ka shënuar fitore ndaj skuadrës serbe Crvena Zvezda me rezultatin 2:1 të enjten mbrëma, në kuadër të Grupit H të Ligës së Evropës.
Trabzonspori fitoi me rezultatin 2:1.
Marek Hamshik shënoi i pari për vendësit në minutën e 16-të të ndeshjes.
Në minutën e 63-të, skuadra mysafire mbeti pa mesfushorin Kings Kangëa, që mori kartonin e dytë të verdhë.
Trezeguet shënoi për 2:0 në minutën e 68-të.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Veljko Nikoliq, në minutën e 89-të.
Enis Bardhi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të dhe zëvendësoi Hamshikun.
Trabzonspori në dy ndeshje ka marrë dy pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë.
Crvena Zvezda është e fundit pa pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Ferencvaroshi fitoi në udhëtim te Monaco, 1:0.
Ferencvaroshi hungarez është i pari në grup me gjashtë pikë, ndërsa Monaco në vendin e tretë ka tri pikë.