Legjenda e Romës, Francesco Totti, shprehu habinë dhe mbështetjen e tij për trajnerin Daniele de Rossi.
De Rossi zëvendësoi Jose Mourinhon e shkarkuar në janar.
Legjenda e Italisë, Totti thotë se nuk priste që De Rossi të ishte ideal për ta drejtuar Romën.
“Nuk e prisja që ai të kishte rezultate të mira, por shpresoja. Ai po tregohet se është një trajner i madh dhe unë, si të gjithë tifozët e Romës, shpresoj që ai të vazhdojë në këto nivele. Roma është një klub i vështirë për t’u drejtuar”, ka thënë Totti për “tuttomercatoweb”.
Roma është në vendin e pestë në Serie A me 51 pikë. Synon të sigurojë paraqitje në njërën prej garave të Evropës në edicionin e ardhshëm.