Drejtuesit e Romës janë ndarë të kënaqur me punën e Daniele De Rossit dhe planifikojnë t’i ofrojnë kontratë afatgjate. Trajneri 40-vjeçar, në fundjavë shënoi fitoren e gjashtë në Serie A dhe siç shkruan “Calciomercato”, Roma do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare. Roma nën drejtimin e De Rossit ka arritur të ngrihet në vendin e pestë në Serie A. De Rossi e mori në janar drejtimin e skuadrës së Romës. Ai zëvendësoi trajnerin e shkarkuar, Jose Mourinho.
De Rossi më herët ka punuar si trajner i parë edhe te skuadra e SPAL-it. Si lojtar për Romën ka luajtur nga viti 2001 deri në vitin 2019.