Tottenhami nuk e ka ndërmend ta mbajë Gareth Bale.
Sipas mediave spanjolle drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me paraqitjet e uellsianit në Premier League.
Bale është i huazuar nga Real Madridi te Spurs, deri në fund të këtij sezonit.
Klubi anglez ka të drejtën e blerjes së kartonit të uellsianit, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
31-vjeçari këtë sezon në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola.