Tottenhami ka konfirmuar transferimin e futbollistit që luan në krahun e majtë, Ryan Sessegnon.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë që e mban te Tottenhami deri më 2025. Ai ka marrë fanellën me numrin 19.
Transferimi i tij nga Fulhami, Tottenhamit i kushtoi rreth 30 milionë euro.