Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami thellon krizën e Leedsit

Tottenhami është kthyer te fitorja në Premier League. Spurs të shtunën në udhëtim kanë mposhtur Leedsin me rezultatin e thellë 4:0.

Londinezët në pjesën e parë shënuan tre gola. Në minutën e 10-të Matt Doherty realizoi për 1:0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Dejan Kulusevski ngriti epërsinë në 2:0.

Golin e tretë në minutën e 27-të e realizoi Harry Kane.

Në pjesën e dytë Tottenhami shënoi edhe një herë. Ishte Son Heung Min që realizoi për 4:0.

Me këtë fitore Tottenhami është në pozitën e shtatë me 42 pikë, derisa Leedsi në vendin e 16-të me 23 sosh.

Artikuj të ngjashëm