Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton ndaj Leedsit

Tottenham Hotspur ka fituar me përmbysje të rezultatit të dielën në shtëpi ndaj Leedsit, me rezultatin 2:1.

Dominimi ishte i vendasve në pjesën e parë, por fillimisht shënuan mysafirët. Ishte Daniel James që realizoi në minutën e 44-t për 1:0.

Në pjesën e dytë londinezët fillimisht barazuan rezultatin në minutën 58-të me Pierre-Emile Hojbjerg.

Golin e fitores për nikoqirët e shënoi Sergio Reguilon në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitoreje, Tottenhami ka 19 pikë, derisa Leedsi mbetet me 11 sosh.

Artikuj të ngjashëm