Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami takohet me Wolfsbergerin në Hungari

Ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, ishte në disponim gjatë përgatitjeve të Spursit të mërkurën.

Të udhëhequrit e Jose Mourinhos do të udhëtojnë të enjten në Hungari për të luajtur kundër Wolfsbergerit në Ligën e Evropës në 1/16 e finales.

Ekipi i Londrës së Veriut ka pësuar katër disfata në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, ndërsa u eliminua edhe nga Kupa FA.

Hugo Lloris do të udhëtojë për ndeshjen kundër ekipit austriak, por në portë pritet të jetë Joe Hart, për shkak të gabimeve që i ka bërë portieri francez në javët e fundit.

Spursi në udhëtimin në Budapest nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Sergio Reguilonit, por spanjolli mund të jetë i gatshëm për fundjavë kundër West Ham Unitedit. Kur Tottenhami luajti për herë të fundit në Ligën e Evropës, ishte në vendin e parë në Premier League. Mirëpo, forma e skuadrës pësoi rënie të madhe dhe arriti vetëm tri fitore në 12 duelet e fundit.

Artikuj të ngjashëm