Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami synon huazimin e Sensit

Tottenhami po synon huazimin e mesfushorit të Interit, Stefano Sensi.

Trajneri i londinezëve, Antonio Conte, ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit që të nisin bisedimet me krerët e klubit të Interit.

Conte po insiston në transferimin 26-vjeçarit, më të cilin ka punuar sa ishte pjesë e Interit.

Sensi këtë edicion ka luajtur vetëm 160 minuta në Serie A duke u përdorur kryesisht si zëvendësues.