Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria nis bisedimet për Stefano Sensin

Sampdoria ka nisur bisedimet me Interin për Stefano Sensin pasi synojnë që ta transferojnë atë, pavarësisht vështirësive.

Kontaktet e para në mes të dy klubeve kanë qenë para disa javësh, por mesfushori italian nuk e kishte dëshirën që të kalonte te ky klub dhe e ka refuzuar.

“Calciomercato” ka shkruar se Sensi tani ka ndërruar mendjen pasi tek Interi nuk po gjen hapësira në formacionin titullar.

Interi synon që ta huazojë lojtarin.

26-vjeçari Sensi ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Ka nëntë paraqitje në Serie A këtë edicion, me totalin e 160 minutave.

Vetëm një herë ka qenë titullar.

Artikuj të ngjashëm