Interi ka konfirmuar se Stefano Sensi ka kompletuar huazimin te skuadra e Sampdorias për pjesën e mbetur të edicionit aktual.
Mesfushori qendror iu bashkua Interit në shtator të vitit 2020 dhe është paraqitur në 52 ndeshje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me Interin skadon në vitin 2024.
26-vjeçari sivjet nuk ka pasur shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi tek Interi. Ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe e ka një gol të shënuar në Kupën e Italisë.