Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami siguron Kounden

Qendërmbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Kounde gjatë kësaj vere do të transferohet te skuadra e Tottenhamit. Mësohet se Tottenhami tashmë ka arritur marrëveshje me Sevillan, që pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

Për Kounden, skuadra e Tottenhamit do t’i paguajë Sevillas 30 milionë euro dëmshpërblim plus do ta përfshijë edhe kartonin e mbrojtësit kolumbian Davinson Sanchez, i cili nuk e ka gjetur veten te ekipi nga Londra.

Kounde sezonin e shkuar ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga, si dhe ishte pjesë e Francës në “Euro 2020”. 22-vjeçari ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe sezonin e shkuar, pati 49 ndeshje në të gjitha garat ku realizoi pesë gola.