Shpresat e Tottenhamit për ta siguruar plasmanin në gara evropiane do të vendosen në ditën e fundit të sezonit të Premier Leagues.
Aston Villa të mërkurën në mbrëmje fitoi me rikthim 2:1 para 10 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin e Tottenhamit.
Steven Bergwijn në mintuën e tetë shënoi pasi e fitoi topin nga Marvellous Nakamba. Përgjigja e vizitorëve erdhi në minutën e 20-të. Sergio Reguilon shënoi në portën e vet pas harkimit nga Nakamba.
Golin e fitores për vizitorët e shënoi Ollie Watkins. Watkins realizoi në minutën e 39-të në portën e Hugo Llorsit.
Ishte goli i 14-të për Villan në këtë edicion të Premier Leagues. Me këtë humbje, Spursi ka 59 pikë pas 37 xhirove. Do të udhëtojë tek Evertoni në fundjavë.
Aston Villa nga ana tjetër është në vendin e 11-të me 52 pikë.