Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kthehet te fitorja

Tottenhami është kthyer te fitorja në Premier League. Spursat të dielën në shtëpi mposhtën Aston Villan me rezultatin 2:1.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit kurse u shënua vetëm një gol.

Në minutën e 27-të Pierre-Emile Hojbjerg realizoi për 1:0. U asistua nga Heung Mins-Son.

Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me Ollie Watkins, në minutën e 67-të.

Golin e fitores për vendasit e shënoi braziliani Lucas në minutën e 71-të.

Tottenhami pas shtatë ndeshjeve ka 12 pikë derisa Aston Villa mbetet me dhjetë.

Artikuj të ngjashëm