Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami rrit ofertën për Balen

Uellsiani Gareth Bale, mund të kthehet sërish nën urdhrat e Jose Moruinhos.

Interesim për Balen ka shprehur skuadra e udhëhequr nga Mourinho, Tottenhami, kanë raportuar të premten mediumet angleze, transmeton KTV.

Raportohet se drejtuesit e klubit anglez e kanë rritur ofertën për ta bindur skuadrën e tij Real Madrid, që ta lirojë gjatë këtij afati kalimtar.

Te Tottenhami janë të bindur se marrëveshja do të arrihet, ndonëse mungon një përgjigje nga drejtuesit e Real Madridit.

Ai në verën e vitit 2013, ishte transferuar te Reali pikërisht nga Tottenhami.

Me madrilenët, 30-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm